Deschamps nxit spekulimet: Do të përshtatesha me stilin e Juventus

Trajneri i kombëtares së Francës, Didier Deschamps, ka nxitur spekulime me fjalët e tij të fundit rreth Juventus.

Sport

17/04/2020 18:46

Deschamps ka thënë se do të përshtatej te Juventus në një rol të ngjashëm me atë që ka te kombëtarja e Francës.

Fituesi i Kupës së Botës 2018 ka thënë këto fjalë, gjatë një interviste me prestigjiozen franceze, ‘L’Equipe’.

“Unë do të ndiqja shkollën e Juves, ku stërvitesh shumë dhe në nivele të larta për të arritur rezultate”, ka thënë Deschamps, i pyetur se si do të vepronte nëse do të drejtonte një klub, transmeton lajmi.net.

“Edhe si lojtar, etiketimet nuk më interesonin. E dija se çfarë duhet të bëja për të qenë i rëndësishëm për skuadrën time”, ka shtuar trajneri.

Deschamps ka kaluar një pjesë të karrierës së tij si lojtar me fanellën e Juventus. /Lajmi.net/