Deschamps mbështet Benzeman për Topin e Artë: Është kandidat seriozë, urojë që ta fiton

Përzgjedhësi i Kombëtares së Francës, Didier Deschamps ka mbështetur sulmuesin e Real Madridit, Karim Benzema për të fituar Topin e Artë.

Sport

08/11/2021 15:19

Francezi që kaloi një super sezon me klubin madrilen dhe Kombëtaren, është një nga kandidatët më kryesorë për Topin e Artë, transmeton lajmi.net.

Deschamps ka uruar që Benzema ta fitojë këtë çmim prestigjiozë gjatë konferencës së sotëm.

“Është një çmim individual prestigjioz. Ai është një kandidat shumë serioz për ta fituar atë. Sigurisht që i uroj atij (për ta fituar atë)”.

Ndërkohë, mediat franceze raportojnë se France Football tashmë ka vendosur dhe Lionel Messi është sërish fituesi i Topit të Artë./Lajmi.net/