Derisa krejt vëmendja ishte te Kombëtaret, Messi vjen me një lajm të madh
Buzëqeshë Barcelona, "merr frymë" lirshëm trajneri Luis Enrique.

Sport
Ylli i skuadrës, Lionel Messi, ka punuar shumë gjatë ditëve të kaluara dhe tashmë është në fazën e fundit të shërimit.
Ai do të kthehet në stërvitje me pjesën tjetër të skuadrës këtë javë, shkruan “Mundo Deportivo”, përcjellë “Lajmi.net”.
Në këtë mënyrë, argjentinasi do të jetë gati për të luajtur disa minuta që të shtunën kundër Deportivo La Corunas në La Liga.
Kështu, paraqitja e tij në super-sfidën ndaj Manchester CItyt më 19 tetor në Ligën e Kampionëve, është e sigurt.