Dërgohen në Pallatin e Drejtësisë deputetët që u arrestuan dje
Pesë deputetët e Vetëvendosjes që u arrestuan dje, janë dërguar në Pallatin e Drejtësisë.
Lajme
Policia i ka shoqëruar deputetët deri në gjykatë ku pritet t’u caktohet masa e sigurisë.
Faton Topallit që shkeli masën e arrestit shtëpiak duke u paraqitur në seancën e djeshme të Kuvendit i është caktuar paraburgimi.
Lajmin për KALLXO.com e bëri të ditur Alban Ajvazi, avokati i Topallit.
Avazi paralajmëroi se do të bëjë ankesë ndaj vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë.