“Derby della Madonnina” – formacionet e mundshme – analizë – statistika

Milani dhe Interi do të luajnë derbin e qytetit siç njihet "Derby della Madonnina", në kuadër të xhiros së 12-të në Serie A këtë sezon.

Sport

07/11/2021 10:41

Milani ndan pozitën e parë me Napolin, duke u gjendur e dyta me pikë të barabarta me napolitanët – nga 31, gjersa Interi ndodhet në pozitën e tretë me 24 pikë të mbledhura.

Të rejat nga lëndimet e dy skudrave:

  • Theo Hernández u përjashtua me karton të kuq në Romë dhe do të humbasë derbin.
  • Brahim Diaz do të bëjë fillimin e tij të parë pas rikuperimit nga COVID-19.
  • Ante Rebic është rikthyer në stërvitje këtë javë dhe do të bëjë skuadrën e ditës së ndeshjes.
  • Interi pritet të luajë formacionin e tyre të rregullt fillestar, megjithëse Arturo Vidal është në garë për një vend.

Ecuria momentale e skuadrave:

Milani është në një ecuri prej gjashtë fitoreve radhazi në Serie A, gjersa Interi ka tri fitore, dy barazime dhe një barazim në gjashtë të fundit.

Fakte të ndeshjes: 

  • AC Milan ka fituar 7 ndeshjet e fundit (Seria A).
  • Interi është i pamposhtur në 31 nga 33 ndeshjet e fundit (Seria A).
  • Interi ka shënuar të paktën 2 gola në 14 nga 16 ndeshjet e fundit (Seria A).
  • Interi ka fituar 6 nga 7 ndeshjet e fundit kundër AC Milan në të gjitha garat.
  • AC Milan ka mbajtur portën e pastër në 5 nga 7 ndeshjet e fundit në shtëpi (Seria A).

Përballjet direkte kokë-më-kokë në pesë ndeshjet e fundit: 

Statistikat e përballjeve direkte të të gjitha kohërave: 

  • Ky do të jetë derbi i 175-të mes dy klubeve, nga të cilët Interi ka fituar 67 ndeshje, kurse Milani 52
  • Zlatan Ibrahimovic ka shënuar dhjetë gola kundër Interit në të gjitha garat
  • Të dy skuadrat janë në top 4 për herë të parë që nga prilli 2011
  • AC Milan ende nuk ka humbur asnjë ndeshje në sezonin 2021-22 të Serie A
  • Interi ka mposhtur AC Milan në 6 nga 7 ndeshjet e fundit kokë më kokë, në të gjitha garat
  • Interi ka humbur vetëm dy herë në 33 ndeshjet e fundit në Serie A

Formacionet e mundshme: 

Milan (4-2-3-1): Tatarusanu; Calabria, Kjaer, Tomori, Ballo-Toure; Tonali, Kessie; Saelemaekers, Diaz, Leao; Ibrahimovic. 

Inter (3-5-2): Handanovic; Skriniar, de Vrij, Bastoni; Darmian, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Dzeko, Martinez. 

Parashikimi ndeshjes: 1-1 

/Lajmi.net