Deputetja e VV-së i sulet Daut Haradinajt: Nuk ka më kontroll të Beogradit mbi Qeveri të Kosovës

Daut Haradinaj, ka kritikuar institucionet pas vizitës së pjesëtarëve të Listës së Studentëve serbë në Pejë dhe Deçan, dhe ka pyetur se kush ua ka mundësuar atyre vizitën në Republikën e Kosovës. Ndaj tij, ka reaguar deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Hyseni Kryeziu, e cila ka shkruar: “Dauti duhet ta dijë që kjo lloj qeverisje…

Lajme

10/11/2026 19:40

Daut Haradinaj, ka kritikuar institucionet pas vizitës së pjesëtarëve të Listës së Studentëve serbë në Pejë dhe Deçan, dhe ka pyetur se kush ua ka mundësuar atyre vizitën në Republikën e Kosovës.

Ndaj tij, ka reaguar deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Hyseni Kryeziu, e cila ka shkruar:

“Dauti duhet ta dijë që kjo lloj qeverisje ka kaluar, që tash na u shfaq kritik me një vizitë të një serbi në Kosovë. Nuk ka më kontroll të Beogradit mbi Qeveri të Kosovës siç dikur pritej 8 orë për votën e tyre”.