Deputeti ukrainas i lumtur për votimin pro Kosovës: Që një vit e kam ngritur këtë çështje, urime

Deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko i është gëzuar votimit pro të Asamblesë Parlamentare për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Ai ka thënë se është i lumtur për këtë vendim, pasi që këtë qështje e ka ngritur ai tash e një vit. “@PACE_News sapo ka rekomanduar Komitetin e Ministrave që ta ftojë Kosovën të bëhet…

Lajme

16/04/2024 20:40

Deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko i është gëzuar votimit pro të Asamblesë Parlamentare për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Ai ka thënë se është i lumtur për këtë vendim, pasi që këtë qështje e ka ngritur ai tash e një vit.

“@PACE_News sapo ka rekomanduar Komitetin e Ministrave që ta ftojë Kosovën të bëhet deputete në Kuvend! Vendim i rëndësishëm! Unë e kam ngritur këtë pyetje për më shumë se një vit! Dhe së fundi, një hap tjetër është hedhur! Urime Kosovës për këtë vendim”, ka shkruar Goncharenko në X.

 

Në fjalimin e tij sonte, para votimit, ai u shpreh: “Dua të uroj Kosovën. Kosova e meriton. Bota e lirë duhet të bashkohet”, tha ai deputeti Goncharenko, vendi i të cilit nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Deputeti ukrainas foli edhe në shqip ku tha se “Kosova është Evropë”.

Postimi i plotë: