Deputeti shqiptar në Parlamentin malazez: Duhet dokumentuar krimet e Serbisë në Kosovë pas vendimit të Hagës
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Malit të Zi, Ilir Çapuni, e ka cilësuar të dhimbshëm vendimin e shkallës së parë të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Çapuni tha se vendimi është i dhimbshëm për familjet e ish-drejtuesve të UÇK-së, për Kosovën dhe për shqiptarët. “E ndoqa me…
Lajme
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Malit të Zi, Ilir Çapuni, e ka cilësuar të dhimbshëm vendimin e shkallës së parë të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Çapuni tha se vendimi është i dhimbshëm për familjet e ish-drejtuesve të UÇK-së, për Kosovën dhe për shqiptarët.
“E ndoqa me vëmendje të madhe ngjarjen e sotme, duke pritur një vendim të drejtë për ish-drejtuesit e UÇK-së. Megjithatë, vendimi i marrë në Hagë është i dhimbshëm për familjet e tyre, për Kosovën dhe për të gjithë shqiptarët”, deklaroi ai.Ai theksoi se pas shpalljes së vendimit nevojiten, siç u shpreh, “veprime të qarta dhe strategjike”.
Sipas Çapunit, duhet të sigurohet mbështetje e plotë ligjore në procesin e apelit, të ruhen dhe organizohen profesionalisht arkivat, si dhe të dokumentohen krimet e Serbisë në Kosovë.Ai kërkoi gjithashtu forcimin e diplomacisë dhe të hulumtimeve akademike, si dhe hartimin e një strategjie të unifikuar për kujtesën historike.“Një luftë e drejtë për liri kërkon gjithashtu llogaridhënie të drejtë, me qëllim mbrojtjen e së vërtetës”, tha Çapuni.Ai bëri thirrje që të shmangen “reagimet që ndryshojnë nga dita në ditë” dhe “zhurma pa rezultate”.