Deputeti Shala: Ka mospërputhje në performancën prodhuese në KEK

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) ka vlerësuar gjendjen aktuale në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK). Deputeti Shala shkruan se analiza e fundit ka gjetur dobësi dhe sfida të konsiderueshme në këtë kompani publike. Duke paraqitur të dhëna për KEK-un, deputeti Shala thekson se ka mospërputhje në përformancën prodhuese të energjisë, mes shifrave të…

Lajme

20/05/2025 21:17

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) ka vlerësuar gjendjen aktuale në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK).

Deputeti Shala shkruan se analiza e fundit ka gjetur dobësi dhe sfida të konsiderueshme në këtë kompani publike.

Duke paraqitur të dhëna për KEK-un, deputeti Shala thekson se ka mospërputhje në përformancën prodhuese të energjisë, mes shifrave të planifikuara dhe atyre reale.

“Bazuar në analizën krahasuese të Planit të Biznesit dhe Raportit Vjetor të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), janë identifikuar dobësi dhe sfida të konsiderueshme që kërkojnë vëmendje institucionale dhe mbikëqyrje të shtuar. Mospërputhje në performancën prodhuese të energjisë. Energjia e planifikuar për vitin dymijë e njëzet e katër ishte pesë pikë tetëdhjetë e nëntë milionë megavat, ndërsa prodhimi real ishte pesë pikë dyzet e nëntë milionë megavat”, shkruan Shala në Facebook.

Sipas tij, këto devijime sinjalizojnë ngecje në qëndrueshmërinë prodhuese dhe planifikim të dobët operativ.