Deputeti gjakovar i VV’së tregohet më i “menqur“ se Bashkimi Europian: Thotë se masat e BE’së, janë anormale dhe të padrejta

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agon Batusha, komentoi deklaratën e bërë nga ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, se Kosova duhet të krijojë frymë që të hiqen masat e vendosura nga Bashkimi Evropian. Sipas deputetit Batusha sanksionet e BE për Kosovën janë anormale dhe të padrejta. “Masat nga BE-ja janë aq anormale sa janë edhe…

Lajme

05/07/2024 16:57

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agon Batusha, komentoi deklaratën e bërë nga ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, se Kosova duhet të krijojë frymë që të hiqen masat e vendosura nga Bashkimi Evropian.

Sipas deputetit Batusha sanksionet e BE për Kosovën janë anormale dhe të padrejta.

“Masat nga BE-ja janë aq anormale sa janë edhe të padrejta. Heqja e tyre është kushtëzuar me një sërë hapash që Kosova ka kohë që i ka realizuar”, deklaroi ai.

Batusha madje konsideron se mospajtimet brenda BE’së për politikën e jashtme dhe të zgjerimit po ndikojnë në relacion me qasjen me Kosovën, megjithëse procesi i dialogut është i ndarë nga ai i zgjerimit dhe u ndërlidh vetëm atëherë kur palët bllokonin zbatimin e marrëveshjeve për të cilat u pajtuan vet. U pajtuan edhe për mekanizmin e ndëshkimit madje pas krizës së targave.

“Mos unifikimin e BE-së në politikën e jashtme dhe të fqinjësisë nuk do duhej ta paguaj Kosova, aq më pak kur po krijohen precedent të rinjë për situata destabilizuese jo vetëm në rajonin tonë, por edhe më gjerë” deklaroi deputeti i LVV-së për “Gazeta Blic”.

Bashkimi Evropian pas takimit të fundit të nivelit të lartë në procesin e Dialogut Prishtinë-Beograd, përmes shefit të diplomacisë evropiane bëri të qartë qëndrimin se normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë është e vetmja rrugë, tashmë edhe me marrëveshje mes dy palëve e që nuk po zbatohet nga vet palët fatkeqësisht siç shprehen.

Si ndërmjetës mes palëve BE konsideron se ka bërë mjaftueshëm për të dyja palët që siç shprehen nuk po e duan normalizimin e marrëdhënieve mes tyre as sa BE si duket.