Sami Lushtaku në ballë të protestës në Skenderaj kundër verdiktit të Speciales
Protestat gjithëpopullore janë duke vazhduar edhe sot. Përpos Prishtinës e cila ka çdo ditë një protestë të tillë, këto protesta ditët e fundit janë zgjeruar edhe jashtë Kosovës. E sot të rinj të shumtë të vendit janë duke protestuar edhe në Skenderaj. Një numër i madh i të rinjve dolën sot në sheshin kryesor të…
Lajme
Protestat gjithëpopullore janë duke vazhduar edhe sot.
Përpos Prishtinës e cila ka çdo ditë një protestë të tillë, këto protesta ditët e fundit janë zgjeruar edhe jashtë Kosovës.
E sot të rinj të shumtë të vendit janë duke protestuar edhe në Skenderaj.
Një numër i madh i të rinjve dolën sot në sheshin kryesor të Skenderaj për të protestuar në mbrojtje të luftës së UÇK-së dhe duke kundërshtuar verdiktin e Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi.
Në ballë të kësaj proteste është edhe kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku.
Lushtaku edhe në ditën e vendimit final ishte shprehur shpresë pak sa i përket mundësisë së lirimit të 4shes së UÇK-së./Lajmi.net/




