Deputetët të dielën drejt Parlamentit – për herë të 46-të tentohet konstituimi i Kuvendit

Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mblidhet sërish të premten në orën 11:00 për të tentuar për herë të 46-të konstituimin e tij, pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme të mbajtura në prill. Megjithatë, zgjidhja e ngërçit institucional që ka mbërthyer vendin vazhdon të jetë e paarritshme, me palët që vazhdojnë të mbeten të pozicionuara në…

Lajme

12/07/2025 23:53

Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mblidhet sërish të premten në orën 11:00 për të tentuar për herë të 46-të konstituimin e tij, pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme të mbajtura në prill.

Megjithatë, zgjidhja e ngërçit institucional që ka mbërthyer vendin vazhdon të jetë e paarritshme, me palët që vazhdojnë të mbeten të pozicionuara në qëndrimet e tyre.

Përkundër mbajtjes së seancave çdo dy ditë, prej më shumë se dy muajsh, procesi nuk ka lëvizur përpara, transmeton lajmi.net

Bllokada kryesore ka të bëjë me krijimin e Komisionit për votim të fshehtë, që duhet të paraprijë zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.

Lëvizja Vetëvendosje po insiston në formimin e këtij komisioni si hap të parë procedural, ndërsa partitë tjera parlamentare vazhdojnë të kundërshtojnë këtë qasje, duke e konsideruar si shkelje të Kushtetutës./lajmi.net/