Deputetët serbë të pengojnë shtetësinë e Kosovës
Serbët e Kosovës kanë marrë instruksionet e para nga Beogradi. Qeveria serbe u bënë thirrje atyre që të marrin pjesë në zgjedhje, në mënyrë që të kenë mundësi të pengojnë procese në Kuvendin e Kosovës.

Lajme
Qeveria e Serbisë gjatë mbledhjes së sotme, u ka bërë thirrje serbëve të Kosovës që të dalin në zgjedhjet parlamentare të Kosovës më 8 qershor.
Përmes një komunikate, qeveria serbe ka bërë të ditur se vlerëson që është e domosdoshme që të fitohen sa më shumë mandate në Kuvendin e Kosovës.
“Është e domosdoshme që të ketë sa më shumë vende të deputetëve dhe të formojnë Asociacionin e Komunave Serbe, si dhe në funksion të ndërmarrjes së masave të caktuara të politikës shtetërore, me qëllim të vështirësimit të promovimit dhe zbatimit të politikës për shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës”.