Deputetët minoritarë rrinë neutral (video)

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nenad Rashiq, duke folur në emër të minoritarëve thotë se në seancën e 12 shtatorit, të përcaktuar sot nga Flora Brovina, ata do të qëndrojnë në pozitë neutrale.

Lajme

04/09/2014 13:45

Mbledhja e radhës në Kuvendin e Kosovës, kur do të vazhdohet pika 3, e cila përmban zgjedhjen e kryeparlamentarit dhe kryesisë së Kuvendit, nuk dihet se me çfarë qëndrimi do t’i gjejë deputetët e pakicave nga 11 partitë.

Nenad Rashiq ka thënë se politikanët që përfaqësojnë pakicat i kanë ftuar deputetët e tyre, që në mbledhjen e ardhshme të tregojnë pjekuri politike për ta kaluar, siç tha, ngërçin, krizën apo vakumin politik.

“Apeloj që të gjithë spektri politik të marrë pjesë në seancë duke u përpjekur ta gjejë një zgjidhje ku mund t’i tejkalojmë problemet dhe mund të hymë në një proces të ri demokratik”.

“Prej fillimit kemi thënë që ne si minoritet jemi në një pozitë të palakmueshme. Ne pakicat duhet të jemi neutral. Kur them kështu, konsideroj që së pari partitë shqiptare duhet të tregojnë një pjekuri politike dhe, në atë aspekt që ata të kenë një bashkëpunim mes tyre dhe ne në fund të jemi si një pjesë shtesë i cili është përkrahës i shoqërisë kosovare”.

Gjatë fjalimit të dijë, Rashiq ka përmendur shpesh qëndrimin e tyre neutral, ndërsa ka thënë gjithashtu se, ata që tregojnë se kanë krijuar një bazë për përkrahje politike, do të merr përkrahjen e tyre.