Deputetet gra të Kuvendit dhe punëtoret e administratës me fotografi të përbashkët pasi bëhet thirrje për sensibilizim ndaj kancerit të gjirit

Në Kuvendin e Kosovës, seanca ka nisur duke u bërë thirrje për sensibilizim dhe ndërgjegjësim ndaj kancerit të gjirit, në fund të muajit tetor (rozë). Para se të nis kjo seancë, kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu ka bërë thirrje te gratë për kontrolla të rregullta të gjirit. Ajo ka ftuar deputetet gra dhe punëtoret e…

Lajme

29/10/2026 10:31

Në Kuvendin e Kosovës, seanca ka nisur duke u bërë thirrje për sensibilizim dhe ndërgjegjësim ndaj kancerit të gjirit, në fund të muajit tetor (rozë).

Para se të nis kjo seancë, kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu ka bërë thirrje te gratë për kontrolla të rregullta të gjirit.

Ajo ka ftuar deputetet gra dhe punëtoret e administratës për një fotografi të përbashkët me shalla rozë. /Lajmi.net/