Deputetët e VV-së, takim me deputetin e SPD-së
Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëverndosje, Glauk Konjufca së bashku me deputeten Shqipe Pantina dhe anëtarët e Kryesisë Ylli Hoxha dhe Marigonë Drevinja takuan sot deputetin nga radhët e SPD-së në Bungestag, Josip Juratoviç.
Lajme
Në takim u diskutua rreth çështjeve ekonomike të Kosovës. Aty u tha se përgjatë 17 viteve të pasluftës nuk është rindërtuar potenciali industrial në Kosovë.
“Përkundrazi, nëpërmjet privatizimit të egër dhe pa planifikim vetëm sa kanë mbetur mijëra të papunë”, citon komunikata të jetë folur në këtë takim por pa specifikuar se kush është deklaruar .
“ Në Kosovë duhet të ndërtohen strategji të reja ekonomike dhe duhet të hulumtohet potenciali prodhues i Kosovës”./lajmi.net