Depay: Reali është në formë të mirë, por luajmë për fitore

Ylli i Barcelonës, Memphis Depay është deklaruar para sfidës së rëndësishme në vikend ndaj Real Madridit.

Sport

18/03/2022 22:56

Holandezi nuk është duke zhvilluar shumë minuta për momentin shkaku i formës së lartë që ka Pierre-Emerick Aubameyang dhe që është rikthyer së fundmi nga lëndimi, transmeton lajmi.net.

Për “EuropeanLad”, holandezi është shprehur optimist për fitore në “El Clasico”, pavarësisht formës së lartë që po kalon skuadra madrilene.

“Real Madrid? Jemi në formë të mirë. Shpirti i skuadrës është shumë i mirë, ka shumë energji dhe kështu do hymë në ndeshje”.

“Ata gjithashtu janë në formë të mirë, por ne luajmë për fitore”, deklaroi ai.

Ndërkohë, përballja zhvillohet në “Santiago Bernabeu” dhe nis në ora 21:00./Lajmi.net/