Departamenti i Shëndetit në New York City jep një këshillë interesante për seks më të sigurt gjatë COVID-19

Departamenti i Shëndetit në New York City ka dhënë një këshillë të rëndësishme për seks më të sigurt gjatë pandemisë COVID-19.

Lajme

10/06/2020 10:05

Departamenti i Shëndetit në New York City po i inkurajon njerëzit që të jenë “krijues” në udhëzimet e tij të përditësuara për të ndihmuar njerëzit të bëjnë seks më të sigurt gjatë pandemisë Covid-19, raporton Cnn, transmeton lajmi.net.

Ndërsa departamenti ende i nxit njerëzit të qëndrojnë në shtëpi sa më shumë që të jetë e mundur dhe të minimizojnë kontaktin me të tjerët, udhëzimi thotë se gjatë pandemisë njerëzit “do dhe duhet të bëjnë seks”.

Udhëzimet u krijuan për të zvogëluar rrezikun e përhapjes së Covid-19. Ata janë azhurnuar në mënyrë periodike për të pasqyruar kuptimin në ndryshim të sëmundjes.

Transmetueshmëria e Covid-19 përmes seksit nuk është studiuar nga afër, transmeton lajmi.net.

Megjithatë, Departamenti i Shëndetit në New York City këshillon bartjen e maskave për seks më të sigurt.

Shkencëtarët kanë gjetur koronavirusin edhe në spermën e burrave, edhe pasi burrat kanë filluar të shërohen nga Covid-19.

Kjo do të thotë se ekziston mundësia që virusi të transmetohet seksualisht, por nuk dihet aq sa duhet, dhe disa shkencëtarë mendojnë se nuk ka gjasa. /Lajmi.net/