Dënohet me burg “gylenisti” i dëbuar nga Kosova për në Turqi
Trupi gjykues shqiptoi tetë vite, një muaj e 15 ditë burgim për akuzën "pjesëmarrje në organizatën e armatosur terroriste FETO", ndërsa liroi të pandehurin nga akuza për "spiunazh"
Lajme
Gjykata turke ka shqiptuar dënim me tetë vite e një muaj burgim për Hasan Hüseyin Günakan, njërin nga gjashtë personat të sjellë në Turqi nga Kosova dy vite më parë përmes një operacioni të Agjencisë Kombëtare Turke të Inteligjencës (MIT) në bashkëpunim me inteligjencën e Kosovës.
Në seancën e mbajtur në Gjykatën e 30-të të Krimeve të Rënda në Stamboll, trupi gjykues shqiptoi tetë vite, një muaj e 15 ditë burgim për akuzën “pjesëmarrje në organizatën e armatosur terroriste FETO”, ndërsa liroi të pandehurin nga akuza për “spiunazh”.
Ndryshe, në aktakuzën e përgatitur nga Prokuroria Republikane e Stambollit, gjashtë të dyshuarit, ndër të tjera, ngarkoheshin me akuzat “Drejtim i një organizate terroriste të armatosur” dhe “Spiunazh ndërkombëtar” dhe për ta ishte kërkuar burgim nga 16 vite e gjashtë muaj deri në 28 vite e gjashtë muaj. /anadolou