Deçani nderon dëshmorët dhe martirët e kombit në Ditën e Çlirimit

Komuna e Deçanit ka mbajtur seancë solemne për nder të Ditës së Çlirimit, në të cilën u nderuan të gjithë ata që sakrifikuan për lirinë e vendit. Kryetari i kësaj komune, Bashkim Ramosaj, shtoi se sot vlerësohet lart jeta dhe kontributi i të gjitëh atyre që janë ngritur në këmbë për të ardhur deri tek…

Lajme

16/06/2026 11:15

Komuna e Deçanit ka mbajtur seancë solemne për nder të Ditës së Çlirimit, në të cilën u nderuan të gjithë ata që sakrifikuan për lirinë e vendit.

Kryetari i kësaj komune, Bashkim Ramosaj, shtoi se sot vlerësohet lart jeta dhe kontributi i të gjitëh atyre që janë ngritur në këmbë për të ardhur deri tek liria.

“Sot më shumë respekt, përtej nderimit për këtë ditë, kujtesa jonë ka të bëjë me atë që jemi ne dhe ne sot kemi të drejtë të nderojmë të gjithë brezat që janë ngritur në këmbë për të ardhur deri tek liria. Ky nderim ka të bëjë me identitetin tonë, me kulturë tonë dhe ka të bëjë me mësimin që japim për të tjerët, për modelin që krijojmë për të tjerët dhe me ardh deri të koha kur është një akt i shenjtë dhe hyjnor, që lind një ushtri prej këtij populli, që përfaqëson idenë e clirimit të këtij vendi. Në këtë rrugëtim të vështirë, të zorshëm të shpjegosh, kur nuk mundesh me i ra kurrë në fund, ne nuk duhet t’i harrojmë miqtë e aleatët tanë, pa të cilët cmimi dhe kostoja jonë për të ardhur deri tek liria do të kishte qenë shumë më e lartë se sa që kjo është sot”, tha Ramosaj.

Mirënjohjen për dëshmorët e luftës e shprehu edhe kryesuesi i Kuevndit Komunal të Deçanit, Hajdar Sutaj.

“Sot me respektin më të lartë nderojmë heronjtë tanë, sakrificën e dëshmorëve dhe martirëve të kombit dhe të gjithë ata burra e gra që nder breza dhanë gjithcka për idealin më të shtrenjtë, lirinë e atdheut. Falënderojmë nga zemra aleatët tanë ndërkombëtarë, shtetet anëtare të NATO-s, në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Liria që gëzojmë sot ka emra dhe mbiemra, ajo buroi dhe u shkruajt në tokën e Deçanit nga bijtë më të mirë, u mbajt gjallë nga nënat që i rriten me ideal dhe me dinjitet i përcollën në vijën e frontit të luftës dhe i pritën triumfues, e shumë nga ato nëna i pritën me dhimbje dhe krenari dhe nga ky popull që nuk u dorëzua kurrë”, tha Sutaj.

E, kryetari i parë i emëruar i Deçanit, Ibrahim Selmanaj, tha se ndryshimi i madh në luftën e UÇK-së ka ndodhur më 28 nëntor 1997.

“Ndryshimi i madh ka ndodhur më 28 nëntor 1997 me paraqitjen e tre burrave tanë të uniformuar në varrimin e mësuesit Halit Geci. Burra të unifromuar, të qartë, të ashpër që kanë prezantuar një guxim dhe lindjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si domosdoshmëri e kohës, si kërkesë e brezave dhe ndryshim i formës së funksionimit në Kosovë. Për të vazhduar më tej në marsin e vitit 1998, sulmi dhe lufta në familjen Jashari, rezistenca e familjes dhe shuarja e komandantit, për të mbërri te 24 marsi, prapë te sulmi në familjen Haradinaj që për fat të mirë kjo familje ndërron kursin dhe epilogu në terren ndryshon. Çka ndodh në Decan pastaj e dini pjesa dërrmuese që jeni më të moshuar, pjesa tjetër nuk e di. Një mobilizim i përgjithshëm i gjithë rajonit ku gravitojmë dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës është një realitet”, tha Selmanaj.

Në fund, i pari i Deçanit, Bahskim Ramosaj ndau një dekoratë post-partum ndaj ish-kryetarit të Deçanit, Muhamet Bujku për vizionin dhe kontributin e dhënë./kp