Dënohet me 10 vjet burgim i akuzuari për sulm seksual, i ndalohet puna për 5 vjet në shkolla
Departamenti për të Mitur ka dënuar me 10 vjet burgim I.A., i akuzuar për veprën penale “Sulmi seksual”. Aktgjykimi është shpallur të hënën nga gjyqtarja Pranvera Ademi. Gjykata Themelore në Mitrovicë të pandehurit i ka shqiptuar edhe dënim plotësues, përkatësisht ndalimin e ushtrimit të profesionit, veprimtarisë ose detyrës, konkretisht të profesionit “nëpunës teknik dhe mbështetës”…
Lajme
Departamenti për të Mitur ka dënuar me 10 vjet burgim I.A., i akuzuar për veprën penale “Sulmi seksual”.
Aktgjykimi është shpallur të hënën nga gjyqtarja Pranvera Ademi.
Gjykata Themelore në Mitrovicë të pandehurit i ka shqiptuar edhe dënim plotësues, përkatësisht ndalimin e ushtrimit të profesionit, veprimtarisë ose detyrës, konkretisht të profesionit “nëpunës teknik dhe mbështetës” në të gjitha shkollat në Republikën e Kosovës, në kohëzgjatje prej pesë vjetësh.
Gjykata ka bërë të ditur se koha e kaluar në burgim nuk llogaritet në kohëzgjatjen e këtij dënimi plotësues.
Ndërkaq, I.A.-së, me aktvendim të veçantë, i është vazhduar masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e këtij aktgjykimi, por jo më gjatë se kohëzgjatja e dënimit të shqiptuar.
Sipas vendimit të Gjykatës, koha e kaluar në paraburgim nga 1 prilli 2026 deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit do t’i llogaritet në dënimin me burgim.
I.A. ishte dërguar në paraburgim më 3 prill 2026, kur Gjykata Themelore në Mitrovicë i kishte caktuar masën e paraburgimit prej një muaji, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Sulmi seksual”.