Dënim i rëndë nga FA: Sulmuesi i Premierligës përjashtohet nga futbolli për shkak të basteve
Sulmuesi i Brentfordit, Ivan Toney, ka marrë një dënim të rëndë, pasi është pezulluar nga futbolli për tetë muaj për shkak të basteve, njoftojnë mediat britanike, transmeton lajmi.net. Toney e gjeti veten në telashe kur u zbulua se ai kishte vënë baste dhe manipulonte disa gjëra në të cilat ai vetë mori pjesë. Para gjykatës,…
Sport
Sulmuesi i Brentfordit, Ivan Toney, ka marrë një dënim të rëndë, pasi është pezulluar nga futbolli për tetë muaj për shkak të basteve, njoftojnë mediat britanike, transmeton lajmi.net.
Toney e gjeti veten në telashe kur u zbulua se ai kishte vënë baste dhe manipulonte disa gjëra në të cilat ai vetë mori pjesë.
Para gjykatës, ai pranoi se ishte fajtor në shumicën e 262 aktakuzave, duke vendosur kështu fatin e tij në përgjegjësinë e Federatës së Futbollit të Anglisë (FA), e cila nuk kishte mëshirë.
Vetë vendimi zgjati shumë dhe ndërkohë ai luajti ndeshje, por sipas të gjitha indikacioneve nuk do të jetë në gjendje për tetë muajt e ardhshëm.
FA vendosi një pezullim tetë muajsh nga futbolli, si dhe një gjobë prej 50 mijë funteve, por ajo që është shumë më e keqe për sulmuesin 27-vjeçar është se ai tani do të jetë nën mbikëqyrjen e Federatës, e cila do të ndjekë çdo lëvizje për gjoba të reja të mundshme, nëse është e nevojshme./Lajmi.net/