Sulmohet arbitri me karrige gjatë ndeshjes në Ferizaj, arrestohet i dyshuari

Një arbitër i një ndeshjeje sportive është sulmuar fizikisht në Ferizaj, pas një incidenti që ka ndodhur gjatë zhvillimit të ndeshjes. Rasti është raportuar më 28 nëntor, rreth orës 20:50. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, i dyshuari fillimisht e ka ofenduar arbitrin, për ta sulmuar më pas me një karrige. “Është arrestuar i…

Lajme

29/11/2026 08:47

Një arbitër i një ndeshjeje sportive është sulmuar fizikisht në Ferizaj, pas një incidenti që ka ndodhur gjatë zhvillimit të ndeshjes.

Rasti është raportuar më 28 nëntor, rreth orës 20:50.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, i dyshuari fillimisht e ka ofenduar arbitrin, për ta sulmuar më pas me një karrige.

“Është arrestuar i dyshuari m/k, pasi që në një ndeshje sportive ka ofenduar dhe më pas ka sulmuar me një karrige arbitrin e ndeshjes”, thuhet në raportin e Policisë.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/