Dëmtohen vagonët e riparuar në stacionin e Hanit të Elezit, reagon “Trainkos”

Ndërmarrja Publike Hekurudhat e Kosovës, “Trainkos” ka njoftuar se janë dëmtuar vagonët e riparuar në Stacionin e Hanit të Elezit. Siç bëjnë të ditur nga ndërmarrja, ky akt është evidentuar si i qëllimshëm. Derisa potencohet se vagonët në fjalë janë rikonstruktuar përmes një investimi publik në vlerë prej 423,000 euro, të ndara nga Ministria e…

Lajme

01/04/2025 20:18

Ndërmarrja Publike Hekurudhat e Kosovës, “Trainkos” ka njoftuar se janë dëmtuar vagonët e riparuar në Stacionin e Hanit të Elezit.

Siç bëjnë të ditur nga ndërmarrja, ky akt është evidentuar si i qëllimshëm.

Derisa potencohet se vagonët në fjalë janë rikonstruktuar përmes një investimi publik në vlerë prej 423,000 euro, të ndara nga Ministria e Ekonomisë, dhe ende nuk janë vendosur në operim.

Ndërkaq, “Trainkos” ka informuar organet kompetente lidhur me rastin.

“Ndërmarrja Publike “Trainkos” Sh.A. njofton opinionin publik se sot, në Stacionin Hekurudhor të Hanit të Elezit, është evidentuar një akt i qëllimshëm dëmtimi i disa vagonëve të sapo riparuar, të cilët qëndrojnë në këtë stacion përkohësisht për shkak të mbylljes së linjës Hani i Elezit – Fushë Kosovë”.

“Vagonët në fjalë janë rikonstruktuar përmes një investimi publik në vlerë prej 423,000 euro, të ndara nga Ministria e Ekonomisë, dhe ende nuk janë vendosur në operim. Dëmtimi i tyre para përdorimit operacional paraqet një goditje të rëndë ndaj përpjekjeve për përmirësimin e transportit hekurudhor në Kosovë”, thuhet në njoftim.