Dëmtohen simbolet për të pagjeturit, shteti nuk i rregullon

Në shesh ka ngelur vetëm korniza prej metali.

Lajme

21/05/2021 21:58

Ajo shërbeu si mbajtëse e një instilacioni me emrat e 1639 personave që figurojnë  të zhdukur gjatë luftës së Kosovës.

Pllakën në fjalë që e rrëzoi era dikush u kujdes ta heq nga sheshi e  ta vendos të kthyer mbrapsht ngjitur  në gardhin e qeverisë.

Nga Nisma e të Rinjëve për të drejtat e njeriut YIHR  që inicuan Instalacionin në fjalë më 27 prill në Ditën e të Pagjeturve të Kosovës, thanë se do rivendosin pllakën më 30 gusht kur është data ndërkomëbaëtare e të  personave zhdukur në  të luftë.

Se kush e skajoi pllakën ata nuk e dijnë, raporton Klan Kosova.

Si për ironi të fatit shënimi me 1639 emra të të pagjeturve përfundoi poshtë ekranit të madh që është në oborrin e ekzekutivit tash e sa vjet e i cili nuk punon.

Aty do të duhej të shfaqeshin emrat e fotografitë e të pagjeturve.

Haki Kasumi, nga Këshilli koordinues i Asociacionit të shoqatave të familjeve të të pagjeturve, thotë se gjithnjë u neglizhua nga politikanët në pushtet mirëmbajtja e instilacioneve e formave tjera që shërbejnë për kujtesë kolektive.

Pos kësaj Kasumi, ka thënë se kanë shpresa se qeveria e re do të kujdeset për objektet secili  qoft ai me të cilin kujtohen gjithë ata që janë zhdukur gjatë luftës fati i të cilëve nuk është zbardhur.

Nga ekzekutivi, nuk kanë kthyer përgjigje në pyetjen sesi do të përkujdesen për instilacionet e dëmtuara.

YouTube player