Dëmtimi e la jashtë “Rolland Garros”, Rafael Nadal paralajmëron “lamtumirën” nga sporti i tenisit

Padyshim ndër rivalitet më të “fuqishme” në sportin e tenisit ishte dhe ai i zviceranit Roger Federer dhe spanjollit Rafael Nadal, mirëpo pas “lamtumirës” së zviceranit nga sporti i tenisit në vitin 2022, ditën e sotme dhe spanjolli ka marrë të njëjtin vendim si “armiku i tij i përbetuar”. Në një konferencë të papritur për…

Sport

18/05/2023 18:25

Padyshim ndër rivalitet më të “fuqishme” në sportin e tenisit ishte dhe ai i zviceranit Roger Federer dhe spanjollit Rafael Nadal, mirëpo pas “lamtumirës” së zviceranit nga sporti i tenisit në vitin 2022, ditën e sotme dhe spanjolli ka marrë të njëjtin vendim si “armiku i tij i përbetuar”.

Në një konferencë të papritur për shtyp, Rafael Nadal njoftoi se pas mungesës në turnetë e Monte Karlos, Barcelonës, Madridit dhe Romës, do të mungojë edhe në Roland Garros, ku shkaku kryesor është padyshim dëmtimi i marrë vitin e kaluar, dëmtim i cili e shtyn spanjollin t’i japë fund karrierës së tij si tenist profesionit vitin e ardhshëm.

“Dëmtimi nuk është shëruar plotësisht ashtu siç prisnim. Është një mëkat të mungosh në Paris, por ka qenë trupi im që ka vendosur këtë radhë për mua. Nuk do të luaj as në muajt e ardhshëm, ky është momenti për tu ndalur.

Me shumë mundësi viti 2024 do të jetë viti im i fundit në fushë, nuk dua që të dal në fushë sa për tu dukur. Do të kthehem vetëm nëse do të jem në gjendje të konkurroj për të fituar”,- është shprehur spanjolli gjatë konferencës së tij për shtyp.

Ndërkaq, kujtojmë se gjatë karrierës së tij të gjatë në sportin e tenisit, Nadal ka fituar plot 14 herë “French Open”, 2 herë “Australia Open”, 2 herë turneun e “Ëimbeldon”, 4 herë “US Open”, si dhe ka arritur të fitojë një medalje ari në Lojërat Olimpike të vitit 2008.