Demolli: Për Forcat e Armatosura të Kosovës të gjendet zgjidhje politike
Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës Haki Demolli në një intervistë për RTV21, tha se për shndërrimin e FSK-së në Forca të Armatosura duhet të gjendet zgjidhje politike, në mënyrë që të kenë përkrahjen e të gjitha subjekteve politike.

Lajme
Ai tha se Qeveria e Kosovës shumë shpejt do ta dërgojë në Kuvend projektligjin për transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura.
Ministri Demolli tha se për këtë e kanë përkrahjen e deputetëve të minoriteteve jo-serbe, ndërsa beson se mbështetjen do ta kenë edhe të deputetëve nga Lista Serbe