Demhasaj: Pas 7 muajsh heshtjeje, Presidentja u kujtua të flasë kundër bllokimit të Kuvendit
Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Arton Demhasaj tha se Gjykata Kushtetuese sot po mbrohet nga ambasadori gjerman, Jorn Rohde, ndërsa sulmet ndaj saj i arsyetoi presidentja Vjosa Osmani. “Presidentja, pas 7 muajsh heshtje sikur “qele guri gojën”, sot u kujtua me dalë në konferencë kundër bllokadës së Kuvendit! E publikoi komentet për Gjykatën…

Lajme
Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Arton Demhasaj tha se Gjykata Kushtetuese sot po mbrohet nga ambasadori gjerman, Jorn Rohde, ndërsa sulmet ndaj saj i arsyetoi presidentja Vjosa Osmani.
“Presidentja, pas 7 muajsh heshtje sikur “qele guri gojën”, sot u kujtua me dalë në konferencë kundër bllokadës së Kuvendit! E publikoi komentet për Gjykatën Kushtetuese, por jo edhe ato të rasteve të mëhershme – atëherë pse jo, e tash pse po? Patriotizëm nga AliExpress!”, shkroi Demhasaj në një postim në Facebook.
Ai tha se Osmani që ka obligim t’i mbrojë institucionet e pavarura, nuk po e bën atë.
“Jo vetëm kaq: Presidentja sot arsyetoi edhe sulmet e paskrupullta të lidershipit të VV-së kundër Kushtetueses! Gjykata mbrohet nga Ambasadori Gjerman e nga të huajt, por jo nga Presidentja që ka obligim ta bëjë këtë!”.
Demhasaj tha se Osmani e mbrojti edhe kryetarin e Kuvendit, Dimal Basha për shkrimin e tij anti-UÇK.
“Dhe për “dessert”, doli ta mbrojë edhe kryetarin e Kuvendit të pa konstituuar, Basha, për shkrimet kundër UÇK-së. Por ne e dimë: as kjo, as ky, e as rrethi i tyre, kurrë nuk e kanë mbrojt UÇK-në – përkundrazi, e kanë sulmuar sa kanë mundur! Boll mo me “notere” që flet vonë, pak e kot!”, shkroi ai.