Dembele shumë pranë PSG-së, klauzola është vetëm 50 milionë euro

Sulmuesi i krahut, Ousmane Dembele duket se do të largohet nga Barcelona gjatë kësaj merkatoje të verës. Siç raportojnë mediat e huaja, skuadra e Paris Saint Germain tashmë ka arritur marrëveshje me lojtarin dhe klauzola e lirimit është vetëm 50 milionë euro, shkruan Lajmi.net PSG-ja duhet të nxitojë të arrijë marrëveshje edhe me Barcelonën, pasi…

Sport

28/07/2023 16:10

Sulmuesi i krahut, Ousmane Dembele duket se do të largohet nga Barcelona gjatë kësaj merkatoje të verës.

Siç raportojnë mediat e huaja, skuadra e Paris Saint Germain tashmë ka arritur marrëveshje me lojtarin dhe klauzola e lirimit është vetëm 50 milionë euro, shkruan Lajmi.net

PSG-ja duhet të nxitojë të arrijë marrëveshje edhe me Barcelonën, pasi në fund të këtij muaji klauzola e francezit rrietet deri në 100 milionë euro.

Dembele kohëve të fundit ka pasur shumë probleme me lëndime, por sezonin e kaluar bëri 35 paraqitje, shënoi tetë gola dhe bëri nëntë asiste.

Në sajtin “Transfermarkt” vlera e tij shkon deri në 60 milionë euro./Lajmi.net/