Dembele nuk qëndron te Barcelona nëse nuk ka ofertë tjetër nga klubi

Barcelona me shumë gjasë do të jetë pa Ousmane Dembele sezonin tjetër.

Sport

13/06/2022 23:56

Anësori francez akoma vazhdon të hezitojë për nënshkrimin e kontratës së re dhe gjërat kanë shkuar deri në atë pikë ku Barca nuk do të takojë më përfaqësuesit e tij.

Nga burime të afërta me klubin raportohej se Barca ka bërë ofertën e fundit dhe nuk ka më shumë për t’i thënë Dembeles.

Sot raportohet se Dembele do të largohet nga ‘Camp Nou’, nëse nuk ka ofertë tjetër – më të mirë për të, përcjell lajmi.net.

Një nga skuadrat që është më afër nënshkrimit të Dembele është skuadra e Chelsea. /Lajmi.net/