Demaliaj, Gucatit: Po hani bonbona, ju mashtruan Isa e Kadria
Shkumbin Demaliaj, përfaqësues i veteranëve nga Zona e Dukagjinit, i ka thënë Hysni Gucatit se Isa Mustafa e Kadri Veseli i mashtruan me ligjin për veteranët
Lajme
“Këta kanë nejt veç n’kafe, kanë hangar ka ni bonbon dhe janë mashtrua nga Isa, Kadria e Abrashi”, ka deklaruar Demaliaj në RTK, transmeton lajmi.net
“Kanë marr avokat sepse nuk kanë dit, por është dasht edhe një ekspert financiar. Veteranët sipas këtij ligji duhet të vdesin që familja e tij me i marr 250 euro. Ju ka mashtru Isa qysh ka dasht dhe i kanë heq veteranët e diasporës krejt”, ka thënë Demaliaj.
Gucati në anën tjetër e ka akuzuar Demaliajn se i ka fryrë listat e Dukagjinit.