Delfina Aziri, shqiptarja e ‘Playboy’

Një shqiptare në ‘Playboy’. Po flasim për 19-vjeçaren Delfina Aziri, e cila për herë të parë ka pozuar nudo në një pishinë në Greqi. Fotografitë janë bërë për numrin e fundit të revistës së njohur amerikane për meshkujt, “Playboy”. Delfina duket pothuajse lakuriq në një pishinë për t’i realizuar fotografitë për edicionin e muajit shkurt…

ShowBiz

19/01/2014 01:05

Një shqiptare në ‘Playboy’. Po flasim për 19-vjeçaren Delfina Aziri, e cila për herë të parë ka pozuar nudo në një pishinë në Greqi. Fotografitë janë bërë për numrin e fundit të revistës së njohur amerikane për meshkujt, “Playboy”.

Delfina duket pothuajse lakuriq në një pishinë për t’i realizuar fotografitë për edicionin e muajit shkurt të revistës. 19-vjeçarja nga Mönchengladbachu thotë se për herë të parë ka bërë fotografi erotike para kamerave.

“Unë kurrë nuk kam bërë një gjë të tillë”, thotë ajo në një intervistë me revistën për meshkuj, transmeton albinfo.ch. Mërzia dhe dembelizmi janë fjalë të huaja për vajzën nga Gjermania. Ajo e do muzikën rock dhe filmat aksion. Delfina ka folur edhe për ëndrrën e saj.

“Një herë me një veturë “kabriolet” rrugëve të Hollywoodit”. Për të punuar si një modele, është ëndrra e saj. Nëse kjo nuk funksionon, Delfina e imagjinon veten duke punuar si një ndërmjetëse e pasurive të patundshme, duke bërë udhëtime nëpër botë.