Delegacioni i Milan nesër udhëtojnë drejt zyrave të Club Brugge, pritet finalizimi i marrëveshjes për De Ketelaere
Milan nuk po i ndal tentimet për transferimin e Charles De Ketelaere, përkundër rivalitetit që ka treguar Leeds United.

Sport
‘Rossoneri’ do të dërgojnë nesër një delegacion në Belgjikë, për të diskutuar me përfaqësuesit e Club Brugge dhe ata të lojtarit De Ketelaere.
‘Sky Sport Italia’ thotë se Paolo Maldini me Ricky Massara do të marrin nesër udhëtimin për të finalizuar marrëveshjen, përcjell lajmi.net.
Milan thuhet se do të paguajnë 32 milionë euro, përfshirë bonuset. Kjo është shuma mbi të cilën shpresohet të arrihet marrëveshja.
Kampionët e Serie A ndërkohë po punojnë edhe për Japhet Tanganga për fazën e mbrojtjes. /Lajmi.net/