Delegacioni i Këshillit të Evropës vjen në Kosovë për monitorimin e zgjedhjeve

Një ekip prej gjashtë anëtarësh nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (PACE), i udhëhequr nga Yunus Emre nga Turqia (SOC), do të vizitojë Kosovën nga data 27 deri më 29 dhjetor për të monitoruar procesin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës. Gjatë qëndrimit, delegacioni do të zhvillojë takime me liderë dhe përfaqësues…

Lajme

27/12/2025 12:11

Një ekip prej gjashtë anëtarësh nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (PACE), i udhëhequr nga Yunus Emre nga Turqia (SOC), do të vizitojë Kosovën nga data 27 deri më 29 dhjetor për të monitoruar procesin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Gjatë qëndrimit, delegacioni do të zhvillojë takime me liderë dhe përfaqësues të partive kryesore politike, përfshirë ato që përfaqësojnë komunitetet jo-shumicë, raporton lajmi.net

Po ashtu, janë paraparë takime me Kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kryetarin e Panelit të Ankesave dhe Parashtresave Zgjedhore, si dhe me përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare, organizatave joqeveritare dhe mediave.

Delegacioni i PACE do të ndjekë nga afër edhe procesin e votimit që do të zhvillohet më 28 dhjetor. Ndërkohë, gjatë kësaj vizite do të ofrohet edhe mbështetje ligjore nga një ekspert i Komisionit të Venedikut, organ këshillëdhënës ligjor i Këshillit të Evropës./Lajmi.net/