Del videoja e incizuar nga kamera e policit që vrau një grua në veturë në ShBA
Një video e incizuar nga agjenti amerikan i migracionit që qëlloi për vdekje një grua në Minneapolis të mërkurën është publikuar në rrjete sociale, ku shihen momentet para se të shkrepej arma. Pamja 47-sekondëshe, e siguarur nga një medium lokal, e shfaq gruan e quajtur Renee Nicole Good të ulur në ulësen e shoferes në…
Bota
Një video e incizuar nga agjenti amerikan i migracionit që qëlloi për vdekje një grua në Minneapolis të mërkurën është publikuar në rrjete sociale, ku shihen momentet para se të shkrepej arma.
Pamja 47-sekondëshe, e siguarur nga një medium lokal, e shfaq gruan e quajtur Renee Nicole Good të ulur në ulësen e shoferes në veturën e saj dhe duke i folur agjentit, raporton televizioni BBC.
Nënpresidenti amerikan, JD Vance, e shpërndau videon në rrjete sociale, duke thënë se agjenti kishte vepruar në vetëmbrojtje. Sidoqoftë, zyrtarët lokalë këmbëngulin se gruaja nuk paraqiste rrezik.
Administrata e presidentit Donald Trump ka thënë se Good ishte duke e bllokuar rrugën dhe duke e penguar punën e agjentëve të agjencisë për migracion, ICE.
Videoja nis me agjentin që del nga vetura dhe e incizon automjetin e gruas, përderisa ec përreth tij. Një qen ndodhet në ulësen e pasme.
Në fund të videos, pasi dëgjohen shkrepjet e armës, agjenti shan.
Në video të tjera, vetura shihet më pas duke e humbur kontrollin anash rrugës, duke goditur një automjet tjetër të parkuar dhe një shtyllë.