Del Piero e di si përfundohet sezoni në Serie A, ideja e tij është krejtësisht e ndryshme

Askush nuk ia ka idenë se si do të përfundohen sezonet e futbollit

Sport

27/03/2020 09:11

Situata më e rëndë qëndron në Itali, ku virusi Covid-19 u ka marrë jetën 6000 personave, dhe dhjetëra mijëra tjerë janë infektuar.

Ka shumë mendime dhe ide për të përfunduar sezonin në Serie A. Presidenti i FIGC, Gabriele Gravina, ka thënë se do të bëhet përpjekje për të luajtur të gjitha ndeshjet e mbetura, dhe në mënyrë të ngjashme po mendon edhe presidenti i CONI, Giovanni Malago.

Një mendim më ndryshe për përfundimin e sezonit e ka dhënë edhe legjenda e Juventusit, Alessandro Del Piero.

“Nuk është e lehtë të garantosh se gjithçka do të jetë në rregull në stadium. Por, nëse kushtet plotësohen për të luajtur pa tifozë për pjesën tjetër të sezonit, do të ishte diçka e shkëlqyeshme, do të ishte e shkëlqyeshme për tifozët të cilët mezi presin të kalojnë kohën në shtëpi duke shikuar ekipet e tyre të preferuara”, ka deklaruar Del Piero./Lajmi.net/