Del Boy.xxx

17:00 | 7 Tetor 2013

White Cargo

Sir David Jason, i njohur me rolin e legjendarit Del Boy Trotter, në serialin Only Fools and Horses, në autobiografinë që do ta botojë të enjten ka zbuluar se filmi i tij i parë ishte një komedi erotike.

Stili i tij i veçantë i aktrimit nuk mund të kishte një fillim të zakonshëm.

Sir David Jason, aktori i njohur me rolin e legjendarit Derek “Del Boy” Trotter, në serialin Only Fools and Horses, në autobiografinë që do ta botojë këtë javë, ka zbuluar se filmi i tij i parë ishte një komedi erotike.

“Sa i përket karrierës sime, e vetmja gjë prej të cilës turpërohem është roli në një komedi erotike. Natyrisht, nuk kam luajtur në skenat e seksit”, shkruan Jason.

Gazeta britanike The Sun i ka botuar disa pjesë të librit, i cili do të del në treg të enjten.

“Mrekulli. Po hyja në botën e filmit duke aktruar në një komedi erotike”.

“Edhe më keq, po luaja në komedi erotike pa qenë i vetëdijshëm për këtë”.

“Edhe më keq se kjo, po luaja në komedi erotike pa aktruar në asnjë pjesë erotike të tij”.

Filmi titullohet White Cargo, kurse tema ka të bëjë me shitjen e striptizereve si skllave.

U xhirua në vitin 1973.

 A.M.

 

 

Skenë nga filmi White Cargo.