‘Dekada e Gentës’ kthen fansat prapa në kohë
Genta Ismajli po punon vazhdimisht për projektet e shumta që ka planifikuar tash një kohë të gjatë. Bëhet fjalë për filmin autobiografik ‘Dekada: Genta Ismajli’ i cili pritet të dalë së shpejti. Në Facebook, gjithmonë aktive për 883.540 fansa, ajo ka kthyer të gjithë prapa në kohë duke postuar çdo ditë nga një album të…
ShowBiz
Genta Ismajli po punon vazhdimisht për projektet e shumta që ka planifikuar tash një kohë të gjatë. Bëhet fjalë për filmin autobiografik ‘Dekada: Genta Ismajli’ i cili pritet të dalë së shpejti.
Në Facebook, gjithmonë aktive për 883.540 fansa, ajo ka kthyer të gjithë prapa në kohë duke postuar çdo ditë nga një album të saj, që nga i pari e deri te i pesti.
Ajo gjithashtu ka pyetur fansat se cilët i kanë pasur këngë të preferuara nga secili album.
Megjithëse e vështirë, me afërsisht 60 kengë në pesë albume, komentet ishin nga më të ndryshmet. Videoklipet si ‘Posesiv’ , ‘Kthehu’ , ‘Sa ilaçe’, ‘E Pamundur,’ , ‘E kam provuar’, por edhe këngët që janë shëndrruar në superhite si ‘Unë të dua’, ‘Unë jam fati yt’, ‘S’mund ta them’ ishin ndër këngët më të komëntuara për të cilat fansat kanë shprehur shumë nostalgji.
Në film do të paraiqten edhe shumë intervista të Gentës nëpër televizione, shumë foto të bëra bashkë me fansat dhe do të flasin edhe krijuesit e këngëve dhe videove që janë realizuar deri në 2014.