Dëgjojini këshillat e gjysheve! Si duhet të jetë hëna kur të prisni flokët?
Cilat janë momentet më të mira për të prerë flokët ?
Lifestyle
Hëna ka një forcë të padiskutueshme në jetën e njeriut. Kjo është arsyeja që për shumë shekuj me radhë njerëzit janë bazuar në ciklin e saj kur merreshin me bujqësinë, si për shembull gjatë fazave të mbjelljes dhe vjeljes, shkruan “IconStyle”.
Sipas gojëdhënave të gjysheve tona, hëna ndikon bukurinë e femrës, më konkretisht në shëndetin e flokëve, transmeton lajmi.net.
Cilat janë momentet më të mira për të prerë flokët ?
Para së gjithash duhet të dini që ato duhen prerë 1-2 cm çdo muaj që të eliminohen majat dyshe, flokët e thatë dhe të djegur.
Flokët janë njëlloj si bimët, nëse hiqni pjesën e dëmtuar rriten më shëndetshëm dhe të fortë.
Momenti më i mirë për të prerë flokët është gjatë hënës së plotë që përkon me ekuinoksin dhe solsticin e hënës, ose siç thonë të vjetrit kur është duke u mbushur.
Gjatë këtyre dy fazave Hëna hyn në konen e rrezeve të Tokës. Prandaj nëse doni që flokët të rriten më shpejt, të jenë më të butë e plot shkëlqim zgjidhni këtë moment të saj.
Nëse doni që ngjyra e flokëve të zgjasë në kohë, lyejini ato gjatë gjysmë hënës sidomos gjatë paradites dhe pasdites.
Mund të tingëllojë e pabesueshme, por gjatë Hënës së re këshillohet po ashtu të depiloheni. /Lajmi.net/