Defektet e PlayStation 4
Sony e ka pasur një sukses spektakolare pas lansimit të produktit të ri, PlayStation 4, me një milionë copë të shitura në ditë. Nga ana tjetër, duket se ka një numër të mirë të përdoruesve të tij që kanë njoftuar për probleme të disa PS4, të cilat nuk funksionojnë, ndërsa në PS4 ndizet drita e…

Auto & Tek
Sony e ka pasur një sukses spektakolare pas lansimit të produktit të ri, PlayStation 4, me një milionë copë të shitura në ditë.
Nga ana tjetër, duket se ka një numër të mirë të përdoruesve të tij që kanë njoftuar për probleme të disa PS4, të cilat nuk funksionojnë, ndërsa në PS4 ndizet drita e vjollcë e ‘vdekjes’.
Edhe më shokues, megjithatë, është se Sony e ka publikuar një zgjidhje të mundshme të këtij problemi , duke e përdorur opsionin e shkyçjes, e më pas kyçjes së CD-së.
Ndërkohë, disa uebfaqe në internet spekulojnë se dështimet në PS4 kanë të bëjnë me sabotimin e disa punëtorëve të Foxconn, kompania që u mblodh në Kinë, për të protestuar kundër kushteve të punës.
Sipas Sonyt, ky problem iu ndodh vetëm 0,4 për qind të përdoruesve (kjo nënkupton se nga një milionë shitjeve në ditë, këtë problem e kanë 4000 vetë) dhe se problemi mund të ndodh për shkak të papajtueshmërisë së futjes HDMI të televizorit, kështu që gjëja e parë që duhet ta bëni është që ta shikoni nëse televizori i përshtatet versionit më të fundit.
Sigurisht, këto probleme nuk duhet t’u interesojnë shumë konsumatorëve, të cilët e blejnë këtë video-lojë për t’u argëtuar, e jo për t’u marrë me problemet e tij.