Dedaj thotë se ndjehet i rrezikuar nga “klani i Osmanit”, paralajmëron hakmarrje sipas Kanunit

Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoni të Veriut, Gjergj Dedaj, ka deklaruar se ndihet i rrezikuar nga “Klani i Osmanit”, duke iu referuar personave të afërt me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanit.

Lajme

17/01/2022 19:05

Ai ka thënë se është njeri i ligjit, por ka theksuar se në vendin nga ai dhe familja e tij kanë prejardhjen, vepron edhe Kanuni i Lekë Dukagjinit.

“Unë jam i ligjit, mirëpo na jemi shqiptarë. Nuk mundesh dikë që ja ki inati me e vra. Unë jam i rrezikum, nga Klani i Osmanit, i Vjosës dhe bashkëshorti i saj, nga njerëzit e saj dhe i listës Guxo. Nuk di që duhet me pasë kërcënim tjetër kur ta rrezikon jetën, të len të paftyrë, të hejk prej lustës së pagave”, tha Dedaj në T7, transmeton Gazeta Express.

Ai ka thënë se nëse dikush e shkel ose e vret, do ta vret edhe ai.

“Përveç ligjit të unë dhe familja ime te Malësia e Gjakovës vepron edhe kanuni i Lekë Dukagjinit. Nëse me shkel dikush, me vret dikush ka mu vra edhe ai. Edhe ai ka me pas pasoja. Presionin që janë kah ma bajnë”, ka thënë Dedaj.