Deda flet se kush do e ketë Prishtinën: Debati i të hënës na tregon kush është i pari, e kush shkon në balotazh

Ilir Deda, opinionist, mendon që në garën për Prishtinës “nuk është e paracaktuar” se kush aktualisht është i pari: as Hajrulla Çeku, as Përparim Rama e as Uran Ismajli. Kjo do të përcaktohet të hënën, tha Deda, referuar debatit të organizuar për të hënën në emisionin “Rubikon”. “Të tretë janë favoritë, mendoj që është një…

Lajme

01/10/2025 21:59

Ilir Deda, opinionist, mendon që në garën për Prishtinës “nuk është e paracaktuar” se kush aktualisht është i pari: as Hajrulla Çeku, as Përparim Rama e as Uran Ismajli.

Kjo do të përcaktohet të hënën, tha Deda, referuar debatit të organizuar për të hënën në emisionin “Rubikon”.

“Të tretë janë favoritë, mendoj që është një numër shumë i madh i njerëzve që nuk kanë vendos. Qyteti ka shumë njerëz që nuk e dinë a do të votojnë, dhe thirrja jeme është mos i bojkotoni. Mos i ndëshkoni njerëzit tonë, por zgjidhini përfaqësuesit tonë.

Qysh pe shoh unë. Fushata është, Përparimi ka punu, por ka çalu. Urani është “ma jepni mundësinë, të ju dëshmohem”. Hajrullahu, më duke tqë nuk është zgjedhja e tij të jetë pjesë e kësaj fushate, nuk po performon keq.

Tash kush ka me shku në balotazh, pyetje një milionëshe. Por, hiç nuk mendoj se është e paracktume as kush është i pari. Por, qaj debat të hënën, ka me vulos edhe renditjen edhe kush shkon në balotazh”, tha Ilir Deda.