Deçan, sulmon vëllanë me bombë
Në Deçan të dielën gjatë ditës një person ka hedhur një mjetë eksplodues në drejtim të vëllait të tij.

Lajme
Ngjarja sipas policisë ka ndodhur pas një mosmarrëveshje mes këtyre dy personave. Bëhet e ditur se viktima nuk ka pësuar lëndime.
I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Në vendin e ngjarjes ka dalë njësiti për deminim i PK-së mirëpo nuk kanë arritur të gjejnë ndonjë dëshmi për mjetë eksplodues, andaj mbetet ende e pa qartë se për çfarë mjeti bëhet fjalë, përderisa njësitet policore janë duke kryer hetime.