Debatik Curri bind drejtuesit e Prishtinës, zyrtarizohet si kryetrajner i ekipit

FC Prishtina e ka emëruar zyrtarisht Debatik Currin në pozitën e kryetrajnerit të skuadrës. Lajmin e ka konfirmuar klubi më i trofeshëm i futbollit në Kosovë me anë të një njoftimi në faqen zyrtare, shkruan lajmi.net. Curri për disa vite ishte ndihmëstrajner te Prishtina, ndërkohë në stinorin pranveror, pas largimit të Ismet Munishit, u emërua…

Sport

13/06/2023 15:11

FC Prishtina e ka emëruar zyrtarisht Debatik Currin në pozitën e kryetrajnerit të skuadrës.

Lajmin e ka konfirmuar klubi më i trofeshëm i futbollit në Kosovë me anë të një njoftimi në faqen zyrtare, shkruan lajmi.net.

Curri për disa vite ishte ndihmëstrajner te Prishtina, ndërkohë në stinorin pranveror, pas largimit të Ismet Munishit, u emërua si trajner i përkohshëm.

Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare me Prishtinën në kohën e fundit arriti të fitojë Kupën e Kosovës duke e mposhtur Gjilanin me rezultat 0:2 në finalen e luajtur në stadiumin “Fadil Vokrri”.

“Debatik Curri emërohet kryetrajner i FC Prishtina. Ish-futbollisti jonë, që nga kategoritë e reja, si lojtar kishte fituar titullin e kampionit, kurse trofeun e Kupës e arriti si ushtrues detyre i kryetrajnerit. Curri, 39 vjeç, futbollist me përvojë të madhe ndërkombëtare, trajner i skuadrës që nga viti 2018, ka bindur krerët e klubit për t’i dhënë përgjegjësinë e madhe që edhe zyrtarisht t’i prijë skuadrës më të madhe në vend”, thuhet ndër tjerash në njoftimin zyrtar të Prishtinës.

“Jam shumë i lumtur për vazhdimin e bashkëpunimit me klubin e zemrës, FC Prishtina. Vendimin për emërimin si kryetrajner, e vlerësoj jashtëzakonisht shumë, është privilegj për mua. Kjo më jep përgjegjësi që të vazhdoj t’i ushtrojë detyrat e mija të plota që këto suksese t’i përsërisë edhe në edicionin e ri. Objektivat e skuadrës janë të qarta”, tha Curri për faqen zyrtare të klubit.

“Ekipi ka shumë futbollistë të rinj të talentuar që do të jenë shtylla kryesore e skuadrës. Ndërsa pres që klubi në ditët në vazhdim do të më ofroj edhe futbollistët që kam planifikuar t’i kem për sezonin e ri. Dua të falënderoj udhëheqësit e klubit dhe drejtorin sportiv Driton Krasniqi, për besimin e dhënë. Jam i bindur se do të vazhdojë rrugën e lavdishme të një klubi siç është Prishtina”./Lajmi.net/