De Ligt zbulon më në fund pse refuzoi Barcelonën

Matthijs de Ligt ka refuzuar një transferim te Barcelona verë[n e kaluar, dhe besonte se do të bëhej lojtar më i kompletuar duke iu bashkuar Juventusit.

Sport

06/03/2020 10:18

Mbrojtësi i qendrës për rreth 65 milionë euro iu bashkua Juventusit nga skuadra e Ajax, dhe deri më tani ka regjistruar 26 paraqitje.

Me zhvillimin e tij të hovshëm, De Ligt u bë një nga mbrojtësit më të mirë nën moshën 20 vjeçare, duke bërë që shumë skuadra të vihen pas tij.

“Unë kisha oferta verën e kaluar nga Juventus, PSG dhe Barcelona, kështu që studiova opsionet e ndryshme dhe në fund të ditës mendova se të Juventus mund të rritem më shpejtë”

“Ata kanë një stil të veçantë, dhe unë e dija se duke qenë këtu do të kompletohesha si lojtar”./Lajmi.net/