De Ligt ka bërë historinë në ndeshjen kundër Torino

Matthijs De Ligt është futur në histroinë e ‘Derby della Mole’.

Sport

03/11/2019 15:47

De Ligt ishte lojtari që morri vëmendjen më të madhe nga ndeshja Torino – Juventus, për dy arsye të ndryshme.

Fillimisht, lojtari luante me dorë në zonën e tij, por gjyqtari nuk vendosi të akordonte penallti, duke bërë që të gjithë të flasin për De Ligt dhe vendimin e gjyqtarit.

Minuta më vonë, holandezi doli në skenë duke shënuar golin e fitores për Juventus.

Me këtë gol, ish anëtari i Ajax Amsterdam është futur në histori të ‘Derby della Mole’, përcjell lajmi.net.

De Ligt është lojtari i parë i huaj i Juventus, që arrin të shënojë gol në debutimin e tij në ‘Derby della Mole’.

Holandezi është i pari që bën një gjë të tillë në historinë 122 vjeçare të Juventus. /Lajmi.net/