De Ligt arsyeton vendimin e gjyqtarit dhe VAR-it: Nuk ishte penallti
Matthijs De Ligt ka komentuar situatën kontroverse që ngjau dje në ‘Derby della Mole’.
Sport
De Ligt luajti me dorë brenda zonës së Juventus, por kontakti i tij i pastër me dorë nuk ishte i mjaftueshëm sipas gjyqtarit, për akordimin e penalltisë.
Pas ndeshjes, holandezi ka dhënë disa komente lidhur me situatën, duke insistuar se nuk kishte penallti, pasi duart ishin poshtë.
“Isha duke qëndruar dhe topi më goditi. E dija se nuk ishte penallti, sepse rregullat thonë se kur duart janë poshtë, nuk është penallti” ka thënë De Ligt, transmeton lajmi.net.
Sigurisht, njësoj sikur holandezi nuk mendojnë edhe shumica e tifozëve të futbollit. Reagimet ishin të shumta në rrjetet sociale, pas vendimit të gjyqtarit. /Lajmi.net/