De Ketelaere nuk paraqitet në qendrën stërvitore të Club Brugge

Charles de Ketelaere nuk është paraqitur në seancën e fundit stërvitore me klubin e Club Brugge. Futbollisti tanimë e ka ndarë mendjen për t’u larguar nga belgët në drejtim të Milanit, transmeton lajmi.net. Në takimin e fundit në mes të Maldinit dhe përfaqësuesve të klubit u arrit në parim një marrëveshje tregtie e cila ende…

Sport

28/07/2022 14:52

Charles de Ketelaere nuk është paraqitur në seancën e fundit stërvitore me klubin e Club Brugge.

Futbollisti tanimë e ka ndarë mendjen për t’u larguar nga belgët në drejtim të Milanit, transmeton lajmi.net.

Në takimin e fundit në mes të Maldinit dhe përfaqësuesve të klubit u arrit në parim një marrëveshje tregtie e cila ende nuk është formalizuar.

Ditëve në vijim pritet që të zgjidhet kjo çështje, me lojtarin që i ka hedhur poshtë shumë oferta nga disa klube në Premier League. /Lajmi.net/