De Ketelaere bën presion për t’iu bashkuar Milanit
Charles De Ketelaere është duke i bërë presion në vazhdimësi klubit të tij, Club Brugge, në mënyrë që ta lejojë transferimin e tij te Milani. Sipas asaj që bën të ditur Fabrizio Romano, marrëveshja në mes të klubeve është shumë afër të arrihet, dhe krejt kjo falë këmbënguljes së lojtari. Gjithsesi, po i njëjti burim…

Sport
Charles De Ketelaere është duke i bërë presion në vazhdimësi klubit të tij, Club Brugge, në mënyrë që ta lejojë transferimin e tij te Milani.
Sipas asaj që bën të ditur Fabrizio Romano, marrëveshja në mes të klubeve është shumë afër të arrihet, dhe krejt kjo falë këmbënguljes së lojtari.
Gjithsesi, po i njëjti burim bën të ditur se ende ka punë që dakordimi të arrihet plotësisht.
Negociatat në lidhje me shumën e transferimit të belgut në “San Siro” do të vijojnë edhe sot. /Lajmi.net/