De Bruyne thyen heshtjen, tregon për gjendjen e tij shëndetësore

Kevin De Bruyne ka reaguar pas lëndimit që pësoi mbrëmë.

Sport

30/05/2021 12:28

De Bruyne ishte duke kombinuar me pasime me bashkëlojtarin Kyle Walker kur u përplas me mbrojtësin e Chelseat, Antonio Rudiger, shkruan lajmi.net.

Përplasja e detyroi belgun të dilte nga loja në një gjendje jo të mirë, pasi fytyra e tij ishte ënjtur. Gjendja e tij nuk dihej, pasi askush nuk e konfirmoi, madje as Guardiola.

Tani, De Bruyne ka treguar gjendjen e tij në një postim në rrjetin social Twitter.

“Çkemi djema, sapo jam kthyer nga spitali”, tha ai.

“Diagnoza ime është një frakturë në hundë dhe pjesën orbitale të fytyrës”, tha De Bruyne.

“Ende i zhgënjyer për rezultatin e mbrëmjes së djeshme, por do të rikthehemi më të fuqishëm”, përfundoi Kevin De Bruyne./Lajmi.net/